Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lleshaj flet për herë të parë për marrëdhëniet me Sali Berishën: Nuk kam humbur asnjë mik nga Tropoja

Lleshaj flet për herë të parë për

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për herë të parë për marrëdhëniet me ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

I ftuar në “Ilva Now” në Euroneës Albania, Lleshaj tha se ka miq nga të gjitha qytetet e vendit, por për Berishën u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie direkte.

“Nuk kam humbur asnjë mik nga Tropoja, por unë kam miq nga e gjithë Shqipëria. Jo se kam pasur mik (Sali Berishën). Nuk kam pasur marrëdhënie direkte kurrë me Berishën. I ndjek me shpërfillje.

Atë meriton, lodhet, harxhon energjitë e tij për të nxirë diçka se nuk mund të nxihet, prandaj them se duhet të shpërfillet. Një shqetësim i atij nuk më ve në lëvizje, por përkundrazi”, tha ministri, ndërsa u pyet edhe për denoncimet e vazhdueshme që publikon Berisha në rrjetet sociale.

 

Të fundit