Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lleshaj: Kam shkuar për vizitë në familjen Rasha pasi dhashë dorëheqjen, si reaguan

Lleshaj: Kam shkuar për vizitë në familjen Rasha pasi dhashë

Sandër Lleshaj, i dorëhequr nga posti i Ministrit të Brendshëm deklaron se ka shkuar për vizitë në familjen e Klodian Rashës në rrugën ‘ Dritan Hoxha’ në Tiranë.

I ftuar në ‘Real Story’, Lleshaj thotë se vizitën e ka kryer pas aktit të dorëheqjes dhe se u prit me shumë dinjitet nga familja e viktimës.

“Kam qenë te familja Rasha dhe kam kërkuar ndjesë. Shkova pasi dhashë dorëheqjen, pasi disa fjalë ndonjëherë nuk e kanë peshën duhur, por fjalët e shoqëruar me një akt ishte momenti i duhur.

Ata reaguan me dinjitet që di të gjykojë, analizojë edhe në kushtet e një situatë të rëndë. E prisja. E di që një familje e kësaj natyre reagon kështu”, tha Lleshaj.  

Të fundit