Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lleshaj: Policia duhet të hyjë në fazë të re reformimi, ka shumë drejtorë

Lleshaj: Policia duhet të hyjë në fazë të re reformimi,

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e sheh të nevojshme një fazë transformimi në radhët e Policisë Shqiptare.

Duke folur për Euronews Albania , Lleshaj thotë se ka shumë drejtorë në një kohë që duhet të ketë shumë më tepër operatorë terreni.

Duhet të shtojmë numrin e policive dhe ta ristrukturojmë që policët të zbresin në terren. Duhet hequr burokracia, policia sot ka shumë drejtorë, por ka nevojë për më shumë operatorë. Unë e kam propozuar edhe kur isha ministër që në vend të drejtorive të mëdha të policisë na duhen komisariate të fuqishme policie që t’i shërbejë komunitetit.

Duhet të vijojë modernizimi i policisë, shtimi i numrit të efektivëve, zbritja në terren dhe kryesorja Akademia e policisë, që është A dhe ZH e policisë, që jo vetëm rekruton më të mirët, por edhe i edukon”, tha ish-ministri.

 

 

Të fundit