Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lobimi rus, Rama: PD, parti me horra e karafila që s’kanë fe as atdhe

Lobimi rus, Rama: PD, parti me horra e karafila që s’kanë fe as

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se PD ka përfituar rreth 500,000 dollarë financime ruse në zgjedhjet e vitit 2017.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama i cilësoi demokratët si horra, pasi mbronin Bashën në kohën që u ngritën akuzat në fillim.

“Këtë nuk e thotë më një media, por e thotë një raport i shërbimeve amerikane. E para SHBA nuk funksion kështu ku kërkon informacione  të japin informacion kur ai është i klasifikuar.

Por ato kanë qenë fakte të nxjerra në media nga gazetarë invesitgativë të huaj që nuk janë kontestuar nga asnjë gjykatë.

Këto fakte gjenden dhe në raportin e shërbimit sekret, janë para ruse është financim rus. Përjashtim karafilat, gargarelat dhe horrat e mbledhur në atë parti politike që nuk kanë as fe e as atdhe, ata që kanë marrë para ruse dhe kanë thënë që është shpifje e Ramës dhe Sororsit,  për atë e kam fjalën. Përjashto ata dhe nuk ka asnjë terren në Shqipëri Rusia”,-tha Rama.

Të fundit