Flash News

Ditari i Maxhorancës

"LSI-në nuk e kap virusi kurrë", Rama-Kryemadhit: Shpërthim injorance mes njerëzve që kanë mandate përfaqësimi

"LSI-në nuk e kap virusi kurrë", Rama-Kryemadhit:
Foto Ilustruese/ Rama dhe Kryemadhi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, i kërkonte të mos ta zinte meraku sepse “LSI nuk e kap virusi kurrë. Por, edhe po e zuri, ka imunitet top, nuk e gjen gjë”.

Rama e ka cilësuar deklaratën e Kryemadhit si shpërthim injorance mes njerëzve që kanë mandate përfaqësimi.

Po ashtu, në vijimësi të fjalës së tij Rama ka akuzuar “LSI-në se ka furnizuar me diploma false një dynja të rinj në këmbim të pjesëmarrjes së tyre në ato tallave.”

"Insistion se LSI nuk e zë virusi, shpërthim injorance përmes zërit të individëve që kanë mandate përfaqësimi si kryetar është një flamë jashtëzakonisht problematike në kushtet kur duhet të ballafaqohemi me ide, fakte e shifra. LSI ka furnizuar me diploma false një dynja të rinj në këmbim të pjesëmarrjes së tyre në ato tallava dhe tani ofron bashkimin me LSI për të mos u prekur nga COVID, duke lënë të kuptohet që virusi e ka frikë LSI, vetëm Luli", tha Rama.

Të fundit