Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lufta Rusi-Ukrainë, Rama: Mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz

Lufta Rusi-Ukrainë, Rama: Mjafton një bombë bërthamore

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët e Përmetit këtë pasdite. Ndër të tjera, Rama u ndal edhe te pasojat që ka sjellë lufta Rusi-Ukrainë për gjithë botën.

RamaFlitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm, ndërkohë që mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz.

E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjell bomba, vrasje dhe plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë. Ajo që ne nuk mund të bëjmë dot, është të ndalojmë luftën, ta eliminojmë inflacionin e luftës.

Por nga ana tjetër ajo që ne nuk mund të shmangim është përgjegjësia për të lehtësuar sa të mundim këtë barë që rëndon mbi të gjithë, si një flamë që i prek të gjithë dhe përditë. Sot ende në Shqipëri nuk është rritur asnjë qindarkë çmimi i energjisë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël.

Por ai konsum që vazhdon për gjithë nevojat e jetës së përditshme kushton shumë herë më tepër se çfarë familjet dhe bizneset paguajnë. Atë e mbulojmë ne, buxheti i shtetit.

Të fundit