Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lufta Rusi-Ukrainë, Rama: Shqipëria nuk ka varësi të natyrës ekonomike apo tregtare

Lufta Rusi-Ukrainë, Rama: Shqipëria nuk ka varësi të

Rama: Ne jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe bashkëpenmbajtës me SHBA, cka e ka bërë me dije botërisht qëndrimin tonë pas fillimit të sulmit. Ne i ndjekim me keqardhje këto zhvillime duke patur në mëndje njerëzit që Ukrainë si edhe lidershipin e tij që kërcënohet për jetën.

Është situatë tragjike, por nga ana tjetër është zhvillim që ka sfiduar arkitekturën e sigurisë në Europë, ka sfiduar ngrehinën institucionale të politikës ndërkombëtare duke goditur themelin e saj, të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar.

Sot në samit u kurorëzua një punë që patëm.

Implikimet e kësaj lufte mbi Shqipërinë, e cila ndryshe nga vende tjera të NATO nuk ka varësira të konsiderueshme të natyrës ekonomike apo tregtare me Rusinë, por nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre qoftë me Rusinë apo Ukrainën. Sot është më e qartë se dje ajo që ka nisur të ndjehet muaj më parë me krizën e cmimeve të energjisë, me rritjen eksponenciale të çmimeve të gazit në burat ndërkombëtare apo çmimit të naftës që i ka pararendur këtij momenti si një erë drithëruese, ku ka një valë të inflacionit shoqëruar me rritje cmimesh si pasojë direkte e rikthimit të fortë të ekonomisë pas mbylljes nga pandemia.

Ne jemi i vetmi vend me ndonjë përjashtim, ose ndër vendet e pakta që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në cdo komunikim me kolegët në vigjilje të këtij samiti, në takimet në Mynih cështja kryesore ishte rritja e çmimit të energjisë që në vendet fqinje ka ndikuar shumë fort në faturën e shpenzimeve të konsumatorëve familjarë. Do bëjmë cmos ta mbajmë nën kontroll çmimin e energjisë pasi jemi të vetëdijshëm për efektin që ka, sidomos te konsumi familjar e biznesi i vogël.

Të fundit