Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Luftoi xhaketat e vjetra", ish-ministri i PS revoltohet me Ramën: Ke kostum firmato të lyrosur nga babëzia

“Luftoi xhaketat e vjetra", ish-ministri i PS revoltohet me

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka reaguar i revoltuar dhe me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, për disa vendime dhe qëndrime të tij, të cilat sipas ish-ministrit kanë krijuar gjendjen aktuale në Partinë Socialiste.

I ftuar në A2 CNN, Malaj tha se Rama ka larguar nga radhët e PS figura me peshë dhe integritet, të cilat sipas tij duhej të ruheshin dhe të integroheshin me prurjet e reja.

“Po të shikosh në botë, gjeneratat harmonizohen. Ku i ka PS dhe PD disa figura, disa ikona që amortizojnë zhvillimet e brendshme apo lehtësojnë marrëveshjet e mëdha kombëtare. Domethënë Arta Dade është e re akoma dhe ishte një personalitet i PS. Ermelinda Meksi ishte një ekonomiste e talentuar dhe me integritet. Valentina Leskaj ka një network kombëtar të jashtëzakonshëm. Ato mund të harmonizoheshin dhe PS ka pasur gjithmonë 65-75 deputetë. Kishte vend që me 1/3 e tyre të rigjenerohej dhe kishte vend të krijonte edhe figurat”, tha Malaj.

Një varg kritikash, ish-ministri i Financave pati edhe për luksin e shfrenuar, ku sipas tij lundron qeveria Rama.

“E them me bindje se është më mirë të kesh një xhaketë të vjetër, sesa një kostum firmato të lyrosur nga babëzia dhe pangopësia. Është më mirë të hash bukë thatë se sa të hash një biftek 1 mijë dollarë. Është më mirë të pish lëng molle në Vermosh sesa të pish shishe vere 33 mijë euro. Pra ka elementë kritikë që nuk kanë të bëjnë me individin, ka të bëjë me ata që janë brenda një force politike dhe kanë përgjegjësi ndaj publikut”, deklaroi Malaj.

Të fundit