Flash News

Ditari i Maxhorancës

Luks në kohë krize? Rama mohon instilacionin 3.4 mln euro: S’është vepër arti, por projekt energjie

Luks në kohë krize? Rama mohon instilacionin 3.4 mln euro:

Kryeministri Edi Rama ka mohuar ndërtimin e instalacionit 3..4 milionë euro në mjediset e Këshillit të Ministrave.

Pas mbledhjes së Kryesisë në selinë rozë, Rama tha për mediat se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj instilacioni, por për një projekt energjie të rinovueshme për mjedise pune. AI tha se nuk është shpenzuar asnjë qindarkë, teksa shtoi se zbatimi i këtij programi do të përkthehet në më shumë të ardhura.

“Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave, ka ndërmarrë një program të energjisë së rinovueshme diellore që  do shtrihet në të gjitha institucionet duke filluar nga Kryeministria. Nuk bëhet fjalë për një vepër arti por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise punë. Është diçka që bëhet për të qenë aty. Teoria që duhen ndalur investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzi , por nuk funksionon në këtë mënyrë. Këtu bëhet fjalë për të krijuar vende të reja pune dhe atraksione që sjellim më shumë njerëz dhe më shumë konsumatorë, duke pasur edhe më shumë të ardhura. Pra gjërat janë të lidhura, i kam dëgjuar këto edhe kur na ra flama e pandemisë dhe siç e kemi parë , janë të gjitha të balancuara”, tha Rama.

 

Të fundit