Flash News

Ditari i Maxhorancës

Luljeta Bozo: Ligji duhet vendosur me dhunë

Luljeta Bozo: Ligji duhet vendosur me dhunë

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese sot janë diskutuar ndryshimet në Kodin Rrugor që janë propozuar nga PS. Deputetja socialiste Luljeta Bozo nuk ka qenë dakord me propozimin që në autostradë shpejtësia e lejuar të rritet nga 110 km/h në 130 km/h.

Nga ana tjetër ajo theksoi se është pro gjobave, sepse sipas saj, frenojnë shkeljet. Bozo u shpreh se ligji gjithmonë vendoset me dhunë, pasi një person që i vritet xhepi është i prirur të mos kryejë më shkelje.

“Nuk duhet të nxitojmë të shkojmë te 130. Ne nuk kemi rrugë për të ecur me 130 km në orë. Kurse në zonat urbane përveç masave që duhet të marrin organet kompetente që të mos ketë ndërprerje të rrymës. Mendoj që 30-40 është shpejtësi normale. Jam edhe për këtë tjetrën që rregulli në çdo vend të botës vendoset me forcën e ligjit. Nuk vendoset rregulli duke… Kur të vret xhepi nuk e shkel më.

Unë jam për gjobat. Ai që e merr gjobën nuk e shkel më sepse do paguajë nga xhepi. Nuk jam e mendimit që shteti pasurohet nga gjobat. Ligji gjithmonë vendoset me dhunë, në thonjëza. Dhuna është dhunë verbale. Është një këshillë, pastaj është gjoba”, deklaroi ajo.

 

Të fundit