Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lumi Shkumbin del nga shtrati, Braçe thirrje banorëve: Largohuni menjëherë

Lumi Shkumbin del nga shtrati, Braçe thirrje banorëve: Largohuni

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në fshatin Papër, duke bërë që disa toka bujqësore të përmbyten. Duke parë këtë situatë, zv/ kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në Facebook, iu ka bërë thirrje banorëve të Tërbufit nga Cerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohen vetë e të largojnë bagëtitë dhe çdo gjë tjetër nga buza e lumit deri në argjinaturë.

Ndërkohë, i njëjti paralajmërim vlen për të gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin e Rrogozhinë.

Postimi i plotë:

SHKUMBINI PO SJELL RREZIK!

PRURJET E LUMIT SHKUMBIN PREJ MENGJESIT TE SOTEM JANE RRITUR ME SHUMEFISH DERI NE 800 METER KUB UJE NE SEKONDE!

CDO BANOR I TERBUFIT NGA CERMA E SIPERME NE PROSHKE, PASHA, SHKUMBIN, SULZOTAJ, TE LARGOHET VETE E TE LARGOJE BAGETI, MJETE E CKA TJETER NGA TOKAT NGA BUZA E LUMIT NE ARGJINATURE!

TANI!

I NJEJTI LAJMERIM VLEN PER TE GJITHE BANORET E FSHATRAVE BUZE SHKUMBINIT NGA PAPRI NE PEQIN, RROGOZHINE!

EDHE NJE HERE;

HIQNI CDO GJE NGA TOKA BUZE LUMIT DERI NE ARGJINATURE TANI!

Të fundit