Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mafia në zyrën e kryeministrit? Rama i përgjigjet Ahmetajt: Flasin se nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit

Mafia në zyrën e kryeministrit? Rama i përgjigjet Ahmetajt:

Akuzave të ish numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetajt, se ishte takuar në kryeministri me eksonentë të krimit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke pretentuar se Ahmetaj nuk kishte marrë mjaftueshëm nga pushteti.

Për RAI3, Rama tha se Ahmetaj nuk duhet marrë seriozisht duke e konsideruar një burim të ndotur dhe me probleme me drejtësinë.

Rai3: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Edi Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Rai3: i njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Edi Rama: i njëjti burim.

Rai3: Po.

Edi Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Rai3: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Edi Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

Të fundit