Flash News

Ditari i Maxhorancës

Majko del kundër socialistëve për Butrintin: Pse nuk është trajtuar baza legale e ndërkombëtarëve

Majko del kundër socialistëve për Butrintin: Pse nuk

Deputeti socialist Pandemi Majko ka kritikuar qeverinë lidhur mellanin për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, plan që përfshin edhe AADF.

Majko kritikoi Ministrinë e Kulturës për VKM-në e miratuar duke kërkuar llogari se pse është ndryshuar vendimi i vitit 2002, teksa theksoi se sipas tij është marrë për bazë legale VKM e vitit 2022 që parashikon vetëm ndryshimin e kufijve.

“Në planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët, vendimi i Këshillit të Ministrave i 2002, ndërkaq ju si bazë legale të marrëveshjes keni marrë vendimin e VKM të miratuar në 2022, dmth 2 muaj më parë. E hapa këtë vendimin që zëvendëson 2002, se të paktën mua kështu mu duk, dhe aty ka vetëm një paragraf, ndërmjet të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave. Tani plani i menaxhimit, koncepti i marrëveshjes, gjithçka është bërë mbi vendimin e 2002, ndërsa marrëveshja është bërë mbi bazën e një VKM që ka kaluar para dy muajsh.

Tani nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e mengaxhimit, edhe negociata janë bërë mbi këtë bazë legale, dhe keni marrë si bazë legale një VKM numër 59, ku ka vetëm një paragraf, ndryshohen kufijtë. Çfarë ka ndodhur? Sepse në planin e menaxhimit ju diskutoni se do t’i jepni Fondit Shqiptaro-amerikan, që pa diskutim është ndër më seriozët në Shqipëri, sipërfaqja e konsideruar A3, A3 është ndërtuar mbi bazën e VKM së 2002, duke krijuar edhe një VKM tjetër, edhe në marrëveshje ju s’keni as A3, as B1…asgjë.

Vetëm keni bashkangjitur një hartë me koordinata, çfarë ka ndodhur? Do t’ju lutesha përgjigje”, tha Majko.

 

Të fundit