Flash News

Ditari i Maxhorancës

Majko tregon se ku do të kandidojë: Jemi konsumuar por socialistët duan të hyjnë në histori

Majko tregon se ku do të kandidojë: Jemi konsumuar por
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko tregoi se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha në “Open” se do të garojë në njësinë nr.5 në kryeqytet.

“Unë do të jem kandidat në njësinë nr.5. Ne jemi të privilegjuar që jemi në listat e PS-së”, tha Majko.

Sa i përket sigurimit të një mandati të tretë, ministri e pranon që PS është konsumuar dhe ka nevojë për reflektim, ndërsa shprehu bindjen për një fitore përballë opozitës.

Majko tha se opozita e ka të vështirë fitoren pasi po ndjek një strategji të gabuar.

“Opozita po ndjek një strategji të gabuar. O të gjithën o asgjë, por kjo nuk funksionon kështu. Jemi konsumuar por socialistët duan të hyjnë në histori duke marrë mandatin e tretë. PD ka humbur një betëje të madhe që është menaxhimi i humbjes.

Në mandatin e tretë ne do të rishohim veten dhe nganjëherë të shikosh veten në pasqyrë është më e vështirë se të krijosh një gjë të re”, tha Majko.

Të fundit