Flash News

Ditari i Maxhorancës

Makina e Ministrisë së Brendshme me gjoba të papaguara prej tre vitesh

Makina e Ministrisë së Brendshme me gjoba të papaguara prej tre

Makina me të cilën lëvizte Bledi Çuçin, në kohën kur mbante postin e ministrit të Brendshëm, rezulton në listën e gjobave të Policisë Rrugore.

Tre gjoba datojnë në vitin 2021 dhe në vitin 2022, përkatësisht dy gjoba në Tiranë dhe një në Lushnje. Taulant Balla, pasi mori postin e ministrit të Brendshëm, prej 72 orësh ka lëvizur me një mjet që ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe nuk ka shlyer gjobat.

Makina e Ministrisë së Brendshme me gjoba të papaguara prej tre

Në një reagim, Balla i ka tërhequr vëmendjen Policisë së Shtetit për akumulimin e gjobave të mjetit me të cilin udhëtonte Çuçi. Balla shkruan se as eskorta e Ramës nuk është e lejuar të shkelë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm!

Standarti i vendosur nga kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standart i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e Tiranës mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura.

Është për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përfliten nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse!

Uroj që kjo kujtesë t’u shërbejë të gjithëve për të bërë detyrën e tyre sipas ligjit”, shkruan Balla.

Të fundit