Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Mallkimi' që funksionon në Londër, por jo në Shqipëri! Ku është 'yshtur' Edi Rama

'Mallkimi' që funksionon në Londër, por jo në

Një deklaratë me nota ironie për "mallkimin e shqiptarëve" e kryeministrit Edi Rama drejtuar ish-sekretares britanike Suella Braverman është bërë sot virale në rrjet. 

Gjatë një vizite në Londër, ku mori pjesë në një panel mbi Ballkanin Perëndimor dhe integrimin në BE, kreu i qeverisë u shpreh se Suelën e ka zënë mallkimi i shqiptarëve prandaj nuk është më në postin e sekretares. Kjo pasi Braverman gjatë mandatit të saj lëshoi akuza të rënda ndaj emigrantëve shqiptarë, duke i cilësuar si kriminelë.

“Ku është Suela? Mos u merr me shqiptarët… nëse të mallkojnë, zhdukesh”, u shpreh Rama ndaj ish-ministres, e cila tashmë nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar britanik.

Por ky "mallkim i shqiptarëve" që sipas Ramës të largon nga pushteti duket se nuk funksionon në Shqipëri.

Kjo pasi edhe vetë Rama është bërë objekt i pakënaqësive dhe mallkimeve të vazhdueshme të shqiptarëve, të cilët e kanë kritikuar për një sërë reformash e vendimesh, nga prishja e Teatrit Kombëtar, kullat që mbinë në qendër të Tiranës, ndërhyrjet në zonat natyrore si Thethi dhe Valbona, rritja e çmimeve e deri te sistemi i drejtësisë dhe pronat.

Por pavarësisht mallkimeve të shqiptarëve, Rama ndryshe nga Braverman vijon të qëndrojë në karrigen e pushtetit prej më shumë se një dekade. Duket se kryeministri është imun ndaj mallkimeve, ose ka gjetur ndonjë 'vend të mirë' për tu yshtur. Ai e ka treguar vetë që merr vesh nga këto punë, pasi dhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit arriti ta parashikonte me një të parë filxhani në mbyllje të fushatës. 

Të fundit