Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Mamica” e Ramës në ekstazë për ftesën e Trump: Vlerësim i drejtpërdrejtë për kryeministrin

“Mamica” e Ramës në ekstazë për ftesën e

Ftesa e Presidentit amerikan Donald Trump që i është dërguar Shqipërisë për Bordin e Paqes u interpretua nga kryeministri Rama, si një vlerësim personal, çka e bëntë atë krenar për arritjet e qeverisë.

Reagimi i Ramës ishte një shfaqje entuziazmi sikur Trump ta kishte ideuar Bordin e Paqes posaçërisht për kryeministrin tonë, e jo si një nismë që përfshin thuajse 60 vende të botës.

Një reagim plot elozhe ka patur edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, që dikur e cilësoi Ramën “Skënderben e Shqipërisë”. “Është Shqipëria që ideoi ky burri këtu, Skënderbeu, Shqipëria evropiane”, ishin fjalët e Elisës në një miting të vitit 2019.

Në fakt, Spiropali nuk i ka rreshtur ndër vite metaforat dhe krahasimet ndaj Ramës, dhe së fundmi, duke folur për ftesën e famshme të Trump, ajo tha se ishte një vlerësim i drejtpërdrejtë i presidentit amerikan për Ramën.

“Ftesa është një vlerësim i drejtpërdrejtë i Presidentit Trump për Kryeministrin Rama, i ftuar personalisht. Por, fatkeqësisht, edhe kjo është përballur me një sërë reagimesh mediatike. Edhe për një shtet të vogël si Shqipëria, ky lajm është pasuruar me shumë keqinterpretime në publik. Kur Shqipëria ftohet të bëhet pjesë e një mekanizmi të ri ndërkombëtar vendimmarrës me impakt global – jo në Honolulu, por në Shtëpinë e Bardhë – skena jonë politike shpesh paraqitet sikur Shqipëria është përjashtuar me turp, ndërkohë që është ftuar me nder”, deklaroi Spiropali.

Ftesa që i është dërguar Shqipërisë rezulton të ketë të njëjtën përmbajtje me ato të dërguara edhe vendeve të tjera si India apo Vietnami, duke treguar se bëhet fjalë për një nismë të gjerë ndërkombëtare dhe jo për një ftesë për vlerësim, siç Rama apo ‘Mamica’ e tij e sheh.

“Mamica” e Ramës në ekstazë për ftesën e
Ftesa e Trump dërguar Indisë për Bordin e Paqes
“Mamica” e Ramës në ekstazë për ftesën e
Ftesa e Trump dërguar Ramës

Të fundit