Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: 1.3 milionë vaksina deri në dhjetor; cili është objektivi

Manastirliu: 1.3 milionë vaksina deri në dhjetor; cili është

Ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se deri në fund të këtij viti do të vijnë edhe 1.3 milionë vaksina të tjera. Ndërkohë numri i dozave të siguruara deri më tani është mbi 2 milionë.

Ajo tha nga foltorja e Kuvendit se deri në pranverën e kaluar, qeveria synon të ketë vaksinuar të gjithë popullatën e rritur. Duke folur për situatnë e pandemisë, Manastirliu u shpreh sfidë mbetet përballimi i variantit Delta.

“Ne kemi shumë mësime të mësuara nga kjo situatë qoftë nga raporti për financimin e sistemit, ku në vitin 2021 qeveria e ndihmuar nga donatorët ka vënë fondin 100 milionë dollarë. Sfida jonë tashmë është përballja me variantin Delta dhe vaksinimi i qytetarëve.

Ne synojmë intensifikim të vaksinimit, ne kemi arritur që të vijnë deri në 2 milionë vaksina dhe në kuadër të marrëveshjeve me Pfizer dhe në vijim të mbështjetjes të partnerëve ndërkombëtarë presim që në dhjetor presim që të sigurojmë dhe 1.3 milionë vaksina përveç atyre që kanë ardhur. Deri në pranvere të 2022 ne pretendojmë që të kemi vaksinuar të gjithë popullatën e targetuar”, ka thënë ministrja.

 

Të fundit