Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: 600 mjekë e infermierë janë vaksinuar, jemi në pritje të dozave nga Pfizer

Manastirliu: 600 mjekë e infermierë janë vaksinuar, jemi në

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri bilancin e situatës pandemike në vend.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu tha se 600 mjekë dhe infermierë kanë injektuar dozën e parë të vaksinës, dhe janë në pritje të së dytës. Ndër të tjera, Manastirliu tha se "jemi në pritje të dozave të para nga Pfizer".

“Kemi mbyllur me sukses të gjithë bisedimet e para në lidhje me sigurimin e dozave të para të vaksinës anti-Covid. Tashmë kemi paguar 2.9 mln dollarë dhe kemi marrëveshje dhe me Covax dhe vijojnë bisedimet bilaterale dhe me vendet e tjera Evropiane për të siguruar dozat e duhura. Është e rëndësishme që të zbatojmë masat në fuqi, të mos ulim vigjilencën pasi sot më shumë se kurrë është e nevojshme që përpjekje tona të mos ndalen dhe me punë kemi arritur të jemi njëlloj si vendet e tjera, kemi rritur pikat e testimit të shpejtë.

Ja kemi dalë që të sigurojmë të gjithë medikamentet  e nevojshme. Kemi shtuar flotën e monitorëve dhe ambulancave për të trajtuar çdo rast urgjente. Kemi vaksinuar 600 mjekë dhe infermierë me dozën e parë dhe për të siguruar dhe dozën e dytë. Gjithashtu kemi gati dhe vaksinimin e grupeve parësore menjëherë sapo të mbërrijnë dozat e para të Pfizer në vendin tonë”, ka thënë Manastirliu.

Të fundit