Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu apel studentëve: Vaksinohuni para se të riktheheni në auditore. Sot vijnë 50 mijë vaksina

Manastirliu apel studentëve: Vaksinohuni para se të riktheheni në

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se sot pritet të vijnë mbi 50 mijë vaksina Pfizer. Me këtë sasi, numri i vaksinave të siguruara në vendin tonë shkon në mbi 1.7 milionë doza. Këtë deklaratë, ajo e bëri nga Saranda, ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit.

"Do të kemi mbi 50 mijë vaksina Pfizer që vinë sot dhe menjëherë do të shpërndahen në qendrat shëndetësore, në pikat tona të vaksinimit të përqëndruar por gjithashtu ne po vijojmë punën me njësitë lëvizëse për të vaksinuar derë më derë dhe për të vaksinuar në famije, për të vaksinuar qytetarët të cilët e kanë të pamundur që të lëvizin", tha Manastirliu.

Kjo e fundit apeloi studentët që të vaksinohen përpara fillimit të vitit të ri akademik.  

"Ne jemi të angazhuar që të vijojmë gjatë muajit gusht me vaksinimin e grupmoshës +18 vjeç, duke ndalur fokusin tek të gjithë ata të cilët janë më të rrezikuar +50 vjeç, por gjithashtu duke synuar edhe studentët, ata të cilët duhet të jenë në auditore në vitin e ri, të jenë sa më të mbrojtur, për të bërë të mundur kufizimin e përhapjes së variantit Delta dhe gjithashtu për të ulur dhe për të reduktuar rastet e rënda dhe fatalitetet", nënvizoi Manastirliu.

Në vendin tonë deri tani kanë kryer mbi 1,2 milionë vaksinime. Mbi 530 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Gushti do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha qytetarët mbi 18-vjeç.

Të fundit