Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: Brenda dhjetorit mbërrijnë 500 mijë vaksina Pfizer dhe 400 mijë doza përmes Covax

Manastirliu: Brenda dhjetorit mbërrijnë 500 mijë vaksina Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në seancën dëgjimore të Komisionit për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë, tha se brenda muajit dhjetor pritet të mbërrijnë në Shqipëri 500.760 doza Pfizer.

Ndërsa përmes instrumentit Covax pritet të sigurohen deri në fund të vitit 400 mijë doza vaksine me qëllim rritjen e mbulesës vaksinave.

“Kjo marrëveshje do të rrisë furnizimin me vaksina. Një marrëveshje që realizohet në sajë të bashkëpunimit me Pfizer, pas marrëveshjes së parë ku erdhën 500 mijë vaksina. Vjen ky amendim për 500,760 doza vaksine të cilat priten të lëvrohen brenda muajit dhjetor të këtij viti. Ndërkohë përmes instrumentit Covax deri në fund të vitit presim edhe rreth 400 mijë doza vaksine që pritet të mbërrijnë në Shqipëri”, tha  Manastirliu.

Manastirliu bëri me dije se janë në negociata me kompaninë Pfizer për të siguruar vaksina edhe për vitin tjetër, në mënyrë që të krijohet mundësia për t’iu përgjigjur cilitdo skenari të mundshëm.

“Ne jemi në negociata me Pfizer për nënshkrimin e marrëveshjeve për të siguruar vaksina për vitin tjetër dhe në vazhdim për të rritur mbulesën vaksinale dhe për t’iu përgjigjur çdo skenari që Komitetet tona do të vendosin për të siguruar vaksinimin e popullatës”, tha Manastirliu.

Lidhur me vaksinimet e kryera deri tani, Manastirliu tha se janë vaksinuar rreth 44% e popullsisë target, mbi 18 vjeç. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,764,714doza të vaksinës ndaj COVID19.

 

Të fundit