Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përballimi i pandemisë, Manastirliu citon raportet ndërkombëtare: Shqipëria ndër 50 vendet me popullatën më të shëndetëshme në botë!

Përballimi i pandemisë, Manastirliu citon raportet
Në foto: Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas akuzave të opozitës se “sistemi shëndetësor nuk ka kapacitetet e duhura për t’u përballur me pandeminë”.

Gjatë fjalës së saj në një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama, Manastirliu u shpreh se sistemi shëndetësor në vendin tonë është vlerësuar me 70 pikë nga raportet ndërkombëtare, dhe se Shqipëria është ndër 50 vendet me popullatën më të shëndeteshme në botë.

Sipas Manastirliut, ne gjendemi në vendin e 39 për përballimin e pandemisë .

"Raportet ndërkombëtare vlerësua shëndetësinë shqiptare. Sistemi shëndetësor u vlerësua me 70 pikë. Shqipëria renditet te 50 vendet me popullatën më të shëndeteshme në botë. këtu i  referohet mbështetjes me programe të parandalimit dhe të shëndetit. Duke u ndalur te programet për prandalimin e sëmundjeve , vlen për tu theksuar se ka ndryshuar qasja dhe vlerësimi për kontrollin mjekësor bazë.

Jemi në vendin e 39 për përballimin e pandemisë. Janë thelbësore në vizionin tonë drejt mbulimit shëndetësor universal.

55.36% është rritur financimi në shëndetësi. Sot kemi një mbulim më të mirë në shërbime. Nga ky finacim kanë përfituar çdo vit rreth 450 mijë shqiptarë. Për tu ndalur te investimet në sektpor sdua të lë investimet te aseti ynë më i çmuar, janë mjekët dhe infermierët. 27% rritja e pagave nga 2013. Në 2021 rriten me 40% mbështetje historike për mjekët, jo vetëm mbështetje në pagë por edhe për kushte e mira të punës", tha ministrja.

Të fundit