Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: Deri vitin tjetër sigurojmë rreth 5 milionë vaksina, gati dhe për dozën e tretë

Manastirliu: Deri vitin tjetër sigurojmë rreth 5 milionë vaksina,

Në Tiranë janë 80 pika vaksinimi. Kështu tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Ajo bëri me dije se deri tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 2.2 milionë vaksina, ndërsa nënvizoi se objektivi është që deri vitin tjetër numri i dozave të siguruara të shkojë në 5 milionë.

Prej fillimit të procesit të imunizimit janë kryer 1,822,603 vaksinime, ndërsa rreth 850 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

“Deri më sot kemi arritur të kemi në vendin tonë, mbi 2 milion e 262 mijë doza vaksine, ndërkohë që kemi siguruar nëpërmjet kontratave që kemi lidhur dhe po lidhim, që deri vitin tjetër të kemi rreth 5 milion doza vaksine të mbërritura, për të garantuar që jo vetëm popullata target +18 vjeç, por edhe për skenarë të tjerë si dozat e treta”, u shpreh Manastirliu gjatë një takimi me drejtues të njësive administrative të Tiranës.

Të fundit