All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu firmos urdhrin, shtyhet afati për ndalimin e grumbullimeve në mjedise të hapura e të mbyllura

All - Paragraf - 1

Manastirliu firmos urdhrin, shtyhet afati për ndalimin e grumbullimeve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur një urdhër të ri, i cili parashikon që ndalimi i grumbullimit në vende të hapura ose të mbyllura të shtyhet deri më datë 20 shtator.

All - Paragraf - 3

Kjo masë ka qenë në fuqi deri më 6 shtator, por rritja e shifrave me Covid-19 në vendin tonë ka bërë që ministrja të shtyjë afatin. Urdhri i Manastirliut është publikuar në fletoren zyrtare.

Masat në fuqi në kuadër të pandemisë janë:

- Maska është e detyrueshme në transportin publik dhe në çdo ambient të mbyllur

- Kufizimi i qarkullimit të lëvizjes dhe aktivitetit të bareve dhe restoranteve është nga ora 23:00 – 06:00.

- Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura.

- Kampionatet sportive me prezencë të tifozëve, aktivitetet e teatrove shfaqjeve artistike dhe kulturore lejohen me kapacitete të reduktuara, deri në 30 %.

Manastirliu firmos urdhrin, shtyhet afati për ndalimin e grumbullimeve

Të fundit