Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu tregon marrëveshjen me Pfizer, sa vaksina do të marrë Shqipëria në 2022-shin

Manastirliu tregon marrëveshjen me Pfizer, sa vaksina do të marrë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka paraqitur amendimin e marrëveshjes me kompaninë Pfizer, duke u shprehur se përmes saj garantohet vaksinimi i gjithë popullatës.

Gjatë fjalës së saj në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë, ministrja bëri me dije se për vitin 2022 është parashikuar blerja e 1 milion vaksina Pfizer. Për muajin mars, ajo tha se pritet të mbërrijnë 300 mijë doza.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ne sigurojmë 1 milion doza të vaksinave për vitin 2022, duke ardhur sipas një kalendari, deri në fund të marsit 300 mijë doza dhe duke vijuar në qershor 200 mijë doza të tjera, në shtator 200 mijë doza dhe në 3 mujorin e fundit të vitit, 300 mijë doza të vaksinave”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka bërë me dije se janë kryer mbi 2.7 milionë vaksinime. Sa i përket situatës epidemilogjike, ajo deklaroi se akutalisht kemi ulje të rasteve ditore dhe situata në spitale paraqitet e kontrolluar.

“Në Shqipëri vërehet që në dy javët e fundit kemi një ulje të incidencës të rasteve pozitive ashtu sikurse edhe situata në spitale vlerësohet të jetë e kontrolluar. Kemi ulje dhe të rasteve të hospitalizimeve dhe gjithashtu edhe të fataliteteve në dy javët e fundit”, u shpreh Manastirliu.

Qeveria ka alokuar në buxhetin 2022 rreth 2,7 miliard lekë për procesin e vaksinimit.

Të fundit