Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu garon për Bashkinë e Tiranës, kush pritet ta zerë vendin e saj në Parlament

Manastirliu garon për Bashkinë e Tiranës, kush pritet ta

Ogerta Manastirliu u zyrtarizua si kandidate e socialistëve për Bashkinë e Tiranës, nga kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Vendimi i Ramës për ta kandiduar si kryebashkiake të bashkisë më të madhe në vend, nuk u prit mirë nga Manastirliu. Megjithatë, ish-ministrja e Shëndetësisë nuk i tha jo spostimit të Erion Veliajt, i cili tashmë ndodhet prej muajsh në burg.

Kandidimi i Manastirliu në Bashkinë e Tiranës do të lerë bosh karrigen e saj në Parlament si deputete.

Me largimin e saj, pritet që vendin ta zerë Blerina Gjylameti, me të cilën Manastirliu pati një garë të fortë më 11 Maj, derisa i rrëmbeu karrigen e deputetes.

Në zgjedhjet parlamentare Gjylameti arriti të grumbullonte 6167 vota dhe rikthimi i saj në Kuvend vjen në kuadër të zbatimit të kuotave gjinore dhe ruajtjes së balancës përfaqësuese në Kuvend.

Të fundit