Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu i kërkon homologut italian rishikimin e vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë

Manastirliu i kërkon homologut italian rishikimin e vendimit që

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë sot në Romë, ku është pritur në një takim nga homologu italian, Roberto Speranza.

MSH bën me dije se Manastirliu i kërkoi Speranzas rishikimin e vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në Itali. Ministri italian u shpreh se do të rishikohet vendimi në fillim të muajit dhjetor, në varësi të situatës epidemiologjike.

“Paralelisht me listimin e vendeve nga Bashkimi Europian, ne bëjmë analizën bazuar në vlerësimet tona, duke nxjerë urdhëresa që janë me një periodicitet të caktuar. Në fillim të muajit dhjetor ne do të rivlerësojmë urdhrin, në varësi të situatës epidemiologjike”, tha Speranza.

Ata firmosen marrëveshjen e bashkëpunimit për sigurimin e faktorit jetëshpëtues për të gjithë fëmijët me sëmundje të lindura të gjakut.

 

Të fundit