Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: Kemi dyshime se variantet e reja të Covid-19 kanë hyrë në Shqipëri

Manastirliu: Kemi dyshime se variantet e reja të Covid-19 kanë

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paraqiti një panoramë të situatës epidemiologjike në vend.

Manastirliu u shpreh se duke nisur nga analizat e ekspertëve dhe trendi i lartë i infektimeve, janë ngritur dyshime për qarkullimin e varianteve të reja të Covid-19 në vend.

"Të bëj një panoramë të situatës epidemiologjike, ku vërehet se javët e fundit ka një trend të lartë të rasteve me Covid-19 të cilët ekspertët besojnë se është i pritshëm lidhur me sezonin e funditvitit.

Kemi dyshime për qarkullimin e varienteve të reja në vend pasi vërehet një qarkullim më i madh i virusit tek të rinjtë, kemi raste të riinfektimeve, dhe sigurisht dhe sa i përket aspekteve të sinjaleve në laborator, vlerësohet se kemi të bëjmë me këto dyshime.

Po çojmë mostrat në Berlin për të verifikuar nëse dyshimet tona rezultojnë të vërteta. Rritje ka edhe disa shkaqe që lidhen me moszabtimin e masave, me grumbullimet familjare si dhe me fluksin e shtuar të popullatës në disa zona turistike.

Mbështetur në analizën e ekspertëve, niveli më lartë i infektimeve është shënuar dje me mbi 1100 raste të reja. Kapacitetet e zena në 4 spitalet Covid janë 78. 8%, më e lartë krahasuar me një muaj më parë", tha Manastirliu.

Të fundit