Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: Në prill vijnë rreth 20 mijë doza nga Pfizer, presim edhe vaksina kineze

Manastirliu: Në prill vijnë rreth 20 mijë doza nga Pfizer, presim
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Sot është dita e katërt e vaksinimit masiv. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte në sheshin Skënderbej, ku pa nga afër ecurinë e procesit.

Ajo bëri me dije se në muajin prill do të vijnë rreth 20 mijë vaksina nga Pfizer dhe se 7 mijë doza do të mbërrijnë brenda javës së parë.

Ministrja shtoi se pritet të vijnë edhe vaksina kineze nga kompania tuke. Manastirliu u shpreh se në tre ditë janë vaksinuar 50 mijë qyetetarë. Ndërkohë në total janë mbi 100 mijë të vaksinuar, sipas të dhënave të MSH.

"Jemi në pritje të furnizimit me vaksina, presim nga Pfizer, që gjatë prillit të kmei rreth 20 mijë doza dhe brenda javës së parë do të vijnë 7 mijë dozat e para dhe në vijim dhe dozat e tjera.

Gjithashtu në bazë të kontratës presim dhe dozat e vaksinës kineze nga kompania turke. Të gjithë ekipet po bëjnë një punë të shkëlqyer, vetëm në tre ditë kemi arritur në 50 mijë vaksinimi dhe ne tregojmë se kemi kapacitete që të rrisim sa më shumë numrin e të vaksinuarve në vendin tonë”, tha ajo.

Të fundit