Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu nga Kopenhageni: Drejt nënshkrimit të kontratës së re me Pfizer, 500 mijë vaksina brenda vitit

Manastirliu nga Kopenhageni: Drejt nënshkrimit të kontratës

Nga Kopenhageni, ku po drejton sesionin e 71-të  të Komitetit Rajonal për Europën të OBSH-s, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se është drejt përfundimit nënshkrimi i një kontrate tjetër me Pfizer.

Kjo kontratë, sipas saj, do të mundësojë sjelljen në Shqipëriri të 500 mijë vaksinave brenda tre muajve të fundit të vitit.

Mbrëmjen e kaluar, në Shqipëri mbërritën 31,590 doza Pfizer, të cilat e çuan numrin e përgjithshëm të vaksinave në mbi 2 milionë. Ndërsa numri i të vaksinuarëve në vendin tonë është rreth 1.6 milionë.

“Jam e kënaqur të them se jemi duke negociuar dhe përfundojmë se shpejti një kontratë tjetër me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksine, të cilat do të mbërrijnë në 3-mujorin e fundit të këtij viti dhe natyrisht do të vijojmë të kemi një qasje proaktive për të rritur mbulesën vaksinale tek grupet e riskut, sidomos tek punonjësit shëndetësor, tek mësuesit dhe gjithashtu të gjithë punonjësit e shërbimeve në administratën publike”, tha Manastirliu.

Të fundit