Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu njofton mbërritjen e mbi 11 mijë dozave nga Pfizer: Objektivi i ri, 1 milionë vaksinime

Manastirliu njofton mbërritjen e mbi 11 mijë dozave nga Pfizer:
Foto ilustruese

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se këtë javë në Shqipëri pritet të mbërrijnë mbi 11 mijë vaksina nga Pfizer. Përmes një deklarate për mediat nga sheshi "Skënderbej", ministrja tha se objektivi i radhës është kryerja e 1 milionë vaksinave.

Sipas Manastirliut, numri total i vaksinave të mbërritura në Shqipëri është mbi 736 mijë. Prej fillimit të procesit janë kryer gjithësej 504,386 vaksinime, 403,066 prej të cilave për personat mbi 60 vjeç. Ndërkohë ka nisur vaksinimi me dozën e dytë për të moshuarit.

“Janë mbi 736 mijë doza vaksine tashmë të mbërritura në vend. Ndërkohë që presim përgjatë kësaj jave 11,700 doza vaksine, të cilat vijnë nga kontrata që ne kemi me Pfizer si dhe një pjesë e tyre, nga kontrata që kemi lidhur me Bashkimin Europian, si pjesë e instrumentit që Bashkimi Europian ka ndërtuar për mbështetjen për vendet e Ballkanit”, tha Manastirliu.

Të fundit