Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu paralajmëron masa të reja: Shmangni grumbullimet, festoni në familjet tuaja

Manastirliu paralajmëron masa të reja: Shmangni grumbullimet, festoni

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore nr.9, ka bërë me dije se testimi i shpejtë ka nisur në 6 pika në Tiranë dhe rezervimi për kryerjen e tyre tashmë do të bëhet nga mjekët e familjes.

Manastirliu paralajmëroi masa shtesë për festat e fundvitit, ndërsa u kërkoi qytetarëve të kufizojnë kontaktet.

“Rekomandimet dhe të gjitha masat e mëtejshme që ne do marrim do bëhen me dije për të gjithë qytetarët sa i përket strategjisë qoftë dhe për festat e fundvitit, kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm, le të festojmë në familje këtë vit”, deklaroi ministrja.

Në prag të festive të fundvitit Manastirliu u ka apel qyetarëve të shmangin grumbullimet dhe të festojë brenda familjes së tyre, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

“Është shumë e rëndësishme tashmë që vijnë edhe festat e fundvitit, të jemi të gjithë sa më shumë vigjilentë dhe të impenjuar për të ruajtur masat e distancimit social, vendosjen e maskës, ruajtja e higjienës”, u shpreh Manastirliu.

Sipas zërave që kanë qarkulluar ditët e fundit mund të kemi një shtim të masave në ditet e festave, të cilët pritet të komunikohen këtë javë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Të fundit