Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: Shqipëria do të vendosë "green pass" për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera

Manastirliu: Shqipëria do të vendosë "green pass"

Shqipëria do të vendosë "green pass" për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera. Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo u thirr për interpelancë nga deputeti demokrat Tritan Shehu për situatën me Covid-19. Ministrja u shpreh se sikurse po ndodh në vendet e tjera të Europës dhe në Shqipëri do të vendoset "green pass".

Pas vendosjes së "green pass", qytetarët duhet të kenë certifikatën e vaksinimi në të kundërt nuk mund të hyjnë në lokale apo dhe vende ku marrin shërbime të tjera.

"Duhet të kuptojmë edhe situatën që është në Europë, e kanë ato ‘green pass! E kanë! Do ta vëmë edhe ne ‘green pass’ në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit", tha ministrja.

Të fundit