Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu tregon masat e marra për urgjencat mjekësore në ditët e festave

Manastirliu tregon masat e marra për urgjencat mjekësore në

Një ditë para ndërrimit të vitive, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha nga spitali Universitar i Traumës tha se janë vendosur ekipe shtesë për përballimin e urgjencave mjekësore.

Manastirliu bëri me dije se masat janë marrë për të përballuar emergjencat e mundshme, pavarësisht se nuk do të lejohen grumbullime në sheshe.

“Për kryeqytetin do të kemi 9 ekipe të urgjencës, të cilët do të vendosen në postacione të caktuara dhe dy ekipe shtesë të urgjencës kombëtare si edhe janë siguruar materialet mjekësore, barnat e nevojshme për të përballuar çdo situatë emergjence, qoftë në kuadër të emergjencave, aksidenteve apo problematikave që mund të sjellin festimet e fundvitit”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën e ekipeve mjekësore në këtë vit të vështirë, Manastirliu tha se mirënjohja do të kurorëzohet me rritjen historike të pagave për bluzat e bardha.

Të fundit