Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu tregon se sa persona i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid

Manastirliu tregon se sa persona i kanë marrë të dyja dozat e
Foto ilustruese

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nxjerrë shifrat e të vaksinuarëve deri më sot në vendin tonë. Sipas saj, në total janë vaksinuar 638,338 persona, shumica e tyre mbi moshën 60-vjeç.

Sa i përket qytetarëve që i kanë marrë të dyja dozat, numri ka shkuar në 192 mijë. Qeveria është shprehur se synon të vaksinojë 1 milionë shqiptarë përgjatë qershorit.

Procesi i imunizimit në Shqipëri nisi javën e dytë të janarit, si fillim me bluzat e bardha dhe më pas me të moshuarit edhe grupet e tjera të riksut. Në Shqipëri janë aplikuar katër lloje vaksinash: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Të fundit