Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu tregon tre pikat kyçe të mbarëvajtjes së sezonit turistik, Klosi: Do paraqesim një protokoll

Manastirliu tregon tre pikat kyçe të mbarëvajtjes së
Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Blendi Klosi

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu dhe ai i Turizmit, Blendi Klosi bënë me dije masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e sezonit turistik në kushtet e pandemisë.

Manastirliu u shpreh se brenda muajit maj do të përfundojë vaksinimi i të gjithë punonjësve të strukturave akomoduese, për të lehtësuar sezonin turistik.

“Deri tani kemi kryer mbi 4 mijë vaksinime në të gjithë rrjetin e tour-operatorëve. Do të vijojmë vaksinimet ashtu sikurse e kemi nisur, me intensitet të shtuar, në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar. Brenda muajit maj do të përfundojmë vaksinimin e punonjësve të strukturave akomoduese”, tha Manastirliu.

Ajo tha se masat do të fokusohen te hapja e qendrave shëndetësore verore, dezifektimi i mjediseve dhe vaksinimi.

Ndërsa Klosi deklaroi se këtë vit do të ketë një sezon “covid free”. Ai tha se ministria e Shëndetësisë dhe Turizmit do t'i paraqesë Komitetit Teknik të Ekspertëve një protokoll për mbarëvajtjen e sezonit, i cili me shumë mundësi do të aprovohet edhe nga ata.

“Megjithatë them që edhe përse po shkojmë mirë me vaksinimin, na duhet që së bashku ekspertët e dy institucioneve tona t’i paraqisin Komitetit të Ekspertëve një protokoll të caktuar edhe për vitin 2021, pasi përsëri do të duhet të kemi disa rregulla në zbatimin e këtij sezoni ashtu siç në fakt kishim edhe në vitin e kaluar por pa dyshim ia dolëm që të ishim një sezon i kontrolluar nga pikëpamja e pandemisë”, tha Klosi.

Të fundit