Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu dhe Ahmetaj autorizohen për zhvillimin e negociatave, qeveria i hap rrugë vaksinës kineze dhe ruse

Manastirliu dhe Ahmetaj autorizohen për zhvillimin e negociatave, qeveria i
Foto ilustruese

Me anë të një Akti Normati, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të autorizojë ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj për të negociuar me prodhuesit, distributorët, qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre për të siguruar vaksina anti-Covid.

Në akt normativ theksohet se negociatat zhvillohen me vaksinat të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.

Pra në këtë mënyrë nuk përjashtohen as vaksinat e prodhuara në Rusi dhe Kinë, përpos atyre që janë miratuar për përdorim në BE.

Ky Akt ka hyrë në fuqi menjëherë. Propozuesit kanë qenë vet Manastirliu dhe Ahmetaj.

"Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre", thuhet në Aktin Normativ

Të fundit