Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Mandat karakteri", Rama në Berat: Patëm goditje të mëdha, dëshmuam forcën

"Mandat karakteri", Rama në Berat: Patëm goditje të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkë-bisedim me qytetarët në Berat. Shefi i qeverisë u ndal të situata e pandemisë dhe vaksinat. Ai tha se vaksinimi i bluzave të bardha do të përfundojë në muajin mars.

Rama e cilësoi mandatin e tij të dytë "karakteri", pasi sipas tij, dëshmoi forcën përballë fatkeqësive natyrore si tërmeti dhe pandemia.

"Brenda gjysmës së muajit mars do të mbyllim vaksinimin e mjekëve. Ne patëm goditjen e madhe të tërmetit që ishte një goditje jo vetëm për ato familje, por edhe për vendin. Imponoi një ndryshim imediat të prioriteteve dhe angazhimeve tona.

E bëri mandatin tonë të dytë, një mandat karakteri, për të dëshmuar forcën. Pandemia ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm për turizmin në Shqipëri dhe në Berat", tha kryeministri.

Të fundit