Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mandati i 3-të/ Rama paralajmëron "pastrim" të administratës: Çlirim nga parazitët, arrogantët dhe injorantët

Mandati i 3-të/ Rama paralajmëron "pastrim" të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për mandatin e tretë, duke u ndalur tek administrata publike. Pas dy vitesh në pushtet, Rama pranon se në administratë ka punonjës që nuk iu shërbejnë qytetarëve dhe se e kanë fituar vendin e punës pa meritokraci.

Ai paralajmëroi largime nga administrata, duke theksuar se nuk do të lejohen më punësimet në shtet, nëse nuk plotësohen kriteret dhe nëse nuk ka meritë.

Në fjalën e tij gjatë kongresit, Rama deklaroi se ka ende "arrogantë e parazitë", që në emër të PS shfrytëzojnë postet për interesat e tyre. Kryeministri iu dha socialistëve se ky mandat është vija ndarëse mes të qenurit me PS dhe tradhëtar.

"Platforma e Bashkëqeverisjes të ngrihet në nivel të ri, Të marrë vulë ligjore, detyruese për qeverinë dhe institucionet të cilat çdo qytetar që nuk merr përgjigje në kohë e cilësi, të ketë forcën të kërkojë përgjegjësi ligjore të drejtpërdrejtë. Një shumicë që nuk i përgjigjet me kohë e cilësi çdo qytetari, nuk e çon dot këtë vend në atë nivel ku Shqipëria kërkon të jetë, mund të jetë, dhe do të jetë. Ta ndajmë mendjen, po e dëshirojmë Shqipërinë në majën ku shqiptarët na zgjodhën për herë të tretë, ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet në shtet jashtë kritereve të konkurrencës e meritës. Ju takon të gjithëve këtu.

Unë s’kam asnjë motiv më të madh, për të dhënë edhe më shumë se sa ky, i çlirimit të ministrive, institucioneve, agjencive, departamenteve, bordeve, nga tentakulat e interesave që mbrohen në emër të partisë e elektoratit, por gërryejnë shtetin dhe pengojnë vetë misionin e PS. Faleminderit për duartrokitjet por më shumë dua të bindem gjatë rrugës se kjo për ju është vijë ndarëse, mes  të qenit socialist apo tradhtar i PS.

Hapa që keni hedhur me rekrutimet e mësuesve, policëve, shërbimin civil janë domethënëse shumë krahasur nga sa e nisëm. Por pamjaftueshëm nga maja. Do të shtyjmë shumë më fort, përpara duke mbështetur pa rezervë çlirimin e mëtejshëm të sektorit publik nga parazitë, arrogantë injorantë me interesa politike, të falura në emër të PS gjithmonë",  tha Rama.

Të fundit