Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mandati i tretë, ligj i ri që akseson Policinë e Shtetit në regjistrat e llogarive bankare

Mandati i tretë, ligj i ri që akseson Policinë e Shtetit në

Në mandatin e tretë, qeveria ‘Rama 3’ parashikon të miratoj një ligj që synon të normojë sektorin e llogarive bankare, duke krijuar një regjistër të llogarive bankare.

Qeveria thekson se do të angazhohet që policia të ketë akses edhe në regjistrin e pronarëve përfitues, ta pasurive të paluajtshme.

“Hartojmë ligjin që synon dhe aksesor Policinë e Shtetit në regjistrat e llogarive bankare, në regjistrin e pronarëve përfitues, ta pasurive të paluajtshme, noterëve, transaksioneve të dyshimta si dhe në bazat e tatimeve dhe doganave”, thuhet në programin e qeverisë.

Me anë të këtij ligji, qeveria synon krijimin e një mekanizmi efektiv për zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit kriminal në ekonomi dhe vendosjen në dispozicion të informacioneve të sakta dhe të përditësuara për çdo mbajtës të llogarive bankare. Regjistri krijohet si një sistem qendror elektronik i mbajtësve të llogarive bankare dhe kasetave të sigurisë, në të cilin regjistrohen të dhënat e raportuara nga institucionet financiare.

Të fundit