Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mandati i tretë/ Urdhri i Ramës: Në shkurt 2022 duhet të jenë të vaksinuar të gjithë shqiptarët mbi 16 vjeç

Mandati i tretë/ Urdhri i Ramës: Në shkurt 2022 duhet të

Mazhoranca ka publikuar programin për 4 vitet në vijim, i cili pritet të prezantohet në seancën e nesërme maratonë në Kuvend.

5 janë shtyllat ku do të mbështetet mandati i socialistëve: 1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; 2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që  krijon shanse për të gjithë. 3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë,  bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; 4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen; 5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

Duke u ndalur te pika e parë, pandemia qeveria duket se parashikon një plan për vaksinimin e të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në Shkurt 2022.

Në këtë mënyrë zbulohet dhe vendimi tjetër qeveritar për të përfshirë në vaksinimin për koronavirusin edhe moshat e mitura 16 deri 18 vjeç që deri më sot nuk janë të parashikuar.

Vaksinimi i popullatës kritike, personat në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të ketë përfunduar brenda shtator 2021”, thuhet në programin e qeverisë.

Deri tani, qeveria ka vendosur të vaksinohen me detyrim mjekët, mësuesit, studentët dhe punonjësit e administratës.

Të fundit