Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mandati i Xhaçkës, Nikolla-Bardhit: Çështja nuk është objekt i Konferencës së Kryetarëve

Mandati i Xhaçkës, Nikolla-Bardhit: Çështja nuk

Kryetare e Kuvendit Lindita Nikolla i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ditën e djeshme kërkoi ti hiqet mandati deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

Por Nikolla në shkresën e saj thotë se nuk është Konferenca e Kryetarëve ajo që vendos për çështjen Xhaçka, por Këshilli i Mandateve dhe Legjislacionit.

 “Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, në pronësi shtet, të tjetërsohet në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhacka”, shkruante  Bardhi në shkresën drejtuar Nikollës.

Bardhi kërkoi nga Nikolla zbatimin e Kushtetueses, lidhur me mandatin e Xhaçkës, e cila në kohën kur është marrë vendimi për bashkëshortin e saj ka qenë në konflikt të pastër interesi, pasi ishte ministre në Qeverinë Rama.

 

Mandati i Xhaçkës, Nikolla-Bardhit: Çështja nuk

Të fundit