Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manja akuzon KPA-në se po zvarrit Vettingun: Më pak se tre vendime në muaj

Manja akuzon KPA-në se po zvarrit Vettingun: Më pak se tre vendime

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka akuzuar Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, se po zvarrit procesin e Vettingut. Manja tha se gjatë dy viteve KPA ka marrë vetëm 70 vendime ose më pak se tre vendime në muaj.

Ai shtoi se ky nuk është problem që buron nga mungesa e këshilltarëve, ndërsa bëri thirrje për rritje të volumit të punës.

Manja u kujtoi punonjësve të këtij institucioni mbështejen buxhetore që ju ëhstë dhënë, duke theksuar se e njëjta gje vlen edhe për realizimin e punës.

"Ne do ta kalojmë këtë projektvendim, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të heshtim për punën e këtyre institucioneve. Në dy vjet kanë marrë 2.9 vendim në muaj. Nuk besoj se është mungesa e 6 apo 9 këshilltarëve që ka prodhuar këtë rendiment në punën e organeve të Vetingut.

Në dy vite janë 140 apelime në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Janë dhënë 70 vendime, i bie gati 2.9 vendime në muaj. Unë uroj që me këtë shtesë në strukturë të rritet volumi i punës së KPA në drejtim të vendimmarrjes", tha Manja.

 

Të fundit