Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manja kallëzon në SPAK gjyqtaren e Tiranës: Bllokoi investimin e qeverisë, prona e shtetit na doli 'me barrë'

Manja kallëzon në SPAK gjyqtaren e Tiranës: Bllokoi investimin e

Njësia Antikorrupsion dhe Avokatura e Shtetit i kanë kërkuar SPAK-ut të marrë si të pandehur të gjykatësen Klorinda Çela. Kjo e fundit ka ushtruar detyrën pranë Gjykatës Civile të Tiranës.

Çela akuzohet se ka dhënë një vendim në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik, pak ditë përpara se sa vetingu ta largonte nga sistemi i drejtësisë. Kujtojmë se ky rast u denoncua në 24 dhjetor edhe nga kryeministri Edi Rama.

Pas denoncimit të këtij të fundit, ministria e Drejtësisë ka kallëzuar në SPAK Çelën. Bëhet fjalë për një pronë në zonën e liqenit artificial. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se kjo pronë ishte planifikuar që të vendosej në shërbim të fëmijëve.

"Haptazi në kundërshtim me ligjin ka bllokuar një investim serioz të qeverisë shqiptare, një nga objektivat e reformës në drejtësi ishte që ato gjyqtarë të larguar nga vettingu që kanë mospërputhje mes të ardhurave dhe pasurisë, të shkojnë në SPAK e Gjykata të marrin dënimin nga drejtësia, deri më sot nuk ka ndodhur, asnjë nuk është ndëshkuar nga drejtësia, nëse nuk llogarisim Llallën. Kjo është një kërkesë jo vetëm e popullit, por edhe e SHBA-BE.

Unë jam me avokatin e shtetit, për të informuar publikut me një rast skandaloz të abuzimit me detyrën e gjykatësit, gjykatësja K.Ç, në gjykatën civile të Tiranës ka lënë të shkruar në formën e një thirrje nga drejtësia vendimin për të marrë peng fëmijët e kryeqytetit dhe me fëmijët e tyre, që qeveria i ka premtuar një qendre të re, me teatër kukullash, në hyrje të Liqenit të Tiranës, te Garda e Republikës, spostimi i gardës dhe hapja për fëmijët dhe bibliotekës, bëhet fjalë për një truall të shtetit, janë përgatitur projekt idetë për fillimin e saj, mirëpo gjykatësja K.Ç ka pasur një mendim tjetër, kur sapo ministria bëhet gati të nis punën, prona e shtetit na del me barrë", tha Manja në një deklatatë për mediat.

Të fundit