Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manja: Po shqyrtojmë nëse ka mbështetës rusë në Shqipëri

Manja: Po shqyrtojmë nëse ka mbështetës rusë në

Shqipëria është një ndër vendet që ka vendosur sanksione duke dënuar agresionin rus në Ukrainë. Si pjesë e vendeve që e sanksionuan, Kremlini e shpalli Shqipërinë “vend armik”.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se po bëhen shqyrtime të listave emërore për të parë nëse ka apo jo mbështetës rus në Shqipëri. Ministri theksoi se në rast se ekzistojnë të tillë eksponentë, do të merren masa.

“Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që kanë dënuar agresionin rus dhe bën pjesë në aleancën e shteteve që kanë vendosur sanksione. Është proces që po e udhëheq Ministria e Jashtme. Jemi në diskutime të ngushta me aleatët. Jemi në rakordim nëse do të kemi një listë me persona mbështetës rusë, patjetër që do të respektojmë angazhimet që kemi marrë përsipër”, tha ministri.

Të fundit