Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manja pyetet për Bllakon: Përgjegjësia është individuale

Manja pyetet për Bllakon: Përgjegjësia është

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u pyet nga gazetarët për deputetin socialist, Alqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar arrestimin. Manja bëri dhe një herë të qartë qëndrimin e PS-së se kushdo që shkel ligjin mban përgjegjësi individuale.

Ministri u shpreh se inkurajon drejtësinë që të kryejë hetime të shpejta dhe në interes të publikut. Ai nënvizoi se qëndrimi i PS është i qartë, çështjet e drejtësisë i takojnë asaj.

“Qëndrimi i qeverisë dhe i PS sa herë ka të bëjë me çështjet e drejtësisë ka qenë i qartë. Çështjet e drejtësisë janë të drejtësisë. Ne inkurajojmë drejtësinë për hetime të shpejta dhe objektive për çështje sensitive që i përgjigjen interesit publik

Ne kemi ndërmarrë një nga kryereformat, që është ajo në drejtësi. Ne kemi qenë të bindur kur e kemi ndërmarrë këtë reformën në drejtësi. Kjo ishte aspirata e 99% të shqiptarëve. Qëndrimi jonë është i qartë, çështjet e drejtësisë i takojnë drejtësisë. Kushdo që shkel ligjin përgjegjësia është individuale”, u shpreh Manja.

 

 

Të fundit