Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Manja replikon ashpër me qytetarin në Facebook: Shumatore bërlloku, ti je nga ata shqiptarë gjakpërzierë
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka replikuar me një komentues në rrjetet sociale. Një qytetar nga Maqedonia e Veriut ka komentuar në një prej postimeve të Manjës, ku ai flet për diskriminim dhe legalizimin e kanabisit.
Ndërsa shqiptari nga MV shkruan: Hup more bërllok (shko more plehrë). Ndërsa ministri i kthehet ashpër, duke i thënë se i ngjan me sojin e shqiptarëve gjakpërzier dhe që si kanë dashur kurrë shqiptarët bashkë.
Manja i thotë se nëse i komenton atij, duhet të shkruajë shqip dhe të mos e përziejë me gjuhë të tjera.
“Shumadin Idrizi si ditë pushimi po të përgjigjem se nuk më ndodh shpesh të komentohem në fb me shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve amë për arsye tërësisht patriotike përtej tifozerisë politike. Por nga profili dhe ajo që ke kometuar në faqen time ti më ngjan me sojin e shqiptarëve gjakpërzier me ato që si kanë dasht kurrë shqiptarët bashkë ndaj dhe meriton një përgjigje.
Shumadin zeza apo shumatore bërlloku, ndaje vetë se çfarë je, as të njoh e as më njeh, por e para kur mer guximin me hy te faqja ime mëso si shkruhet shqip se na fyen dhe gjuhën e bukur shqipe duke e pëzier me gjuhë të tjera; dhe e dyta mos ma njollos faqen time të fb se e kam për të biseduar me njerëz e jo me shumatore bërlloku si puna jote, e kam për të biseduar me miq e me shokë. Hajde Shumadin shih punët e tua e qofsh mirë me shëndet!”, shkruan Ulsi Manja në përgjigjen e tij.