Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Mark Rutte vjen në Shqipëri më 10 nëntor”, Rama: Rikonfirmon mbështetjen e Holandës për integrimin në BE

“Mark Rutte vjen në Shqipëri më 10 nëntor”,

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte pritet të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama në një postim facebook, ndërsa shkruan se me Rutte është takuar në selinë e OKB në SHBA.

Sipas Ramës, Mark Rutte pritet të rikonfirmojë mbështetjen e Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

 “Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

 

Të fundit