Flash News

Ditari i Maxhorancës

Marrëveshja me Italinë, Rama: Europa nuk është gati të veprojë si një e vetme

Marrëveshja me Italinë, Rama: Europa nuk është gati të

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur sot në Pragë, në “GLOBSEC 2024”, me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”.

Ai foli edhe për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Sipas tij, Shqipëria duhet të jetë e dobishme për miqtë, ndërsa shtoi se emigracioni është një problem i gjithë Europës.

Edi Rama: Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë që ajo të jetë e dobishme për miqtë. Nëse miqtë kërkoj diçka duhet të jesh pranë tyre, jo doemos duhet të biesh dakord 100%.

Ne kemi shkuar në luftëra së bashku, ne erdhëm me ju dhe nuk e vumë në dyshim. Thënë kjo, marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, kaq e rëndësishme, kaq përcaktuese për Europën dhe mënyrën se si ajo duhet të shohë veten dhe të ardhmen e saj.

Po flas për emigracionin dhe ta transformosh atë në një zënkë mes të majtës dhe djathtës, në një konflikt brenda Europës, tregon se ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Europës, Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme dhe në vend që të trajtojmë problemin është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojnë askund.

Të fundit