Flash News
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
Marrëveshja për emigrantët, Rama: Nuk i them dot 'Jo' Giorgias
Kryeministri Edi Rama ishte sërish to pjesë e Forumit të sigurisë GLOBSEC 2024, në Panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në Pragë.
Ndër të tjera ai u pyet për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Rama tha se ai nuk mund t'i thojë 'jo' Italisë dhe kryeministres Meloni.
“Nuk i themi dot jo Italisë. Nuk i thua dot jo as Giorgias. Nuk i thua dot Italisë për shkak të historisë, shumë gjërave dhe faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi në situata të këqija. Së dyti, sepse jemi të gjithë evropianë dhe duhet të sillemi si evropianë. Edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familjeje të përbashkët evropiane, ky është një problem për të gjithë Evropën", tha Rama ndër të tjera.